Fax News ka mësuar se janë evakuuar 27 familje në Lezhë për tu strehuar në një vend të sigurtë. Nga reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve te fundit. janë përmbytur 2800 hektarë tokë bujqësore në fushën e Zadrimës, Zejmenit, Rrilës,  Tales, Shënkollës.

Prurjet e shumta të përrenjve kanë shembur urën në fshatin Kalivaç. Prej 2 ditësh ishte e rrethuar nga uji, por sot është shembur totalisht.

Kjo urë bënte lidhjen e banorëve në fshatin Kalivaç të njësisë administrative Ungrej në Lezhë më qytetin. Shembja e saj dhe i aksit rrugor Kallmet-Ungrej nga reshjet kanë shkaktuar problematika të mëdha për banorët e fshatit Kalivaç. Një pjesë e tyre është tërësisht e izoluar me qendrën urbane të Lezhës.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re