Taulant Balla ka ironizuar Sali Berishës për postimin e këtij të fundit ku publikoi në rrjet një video ku shfaqet një avion, duke pretenduar se ai shpërndan lëndë narkotike drejt Italisë.

Balla shprehet se gjithë këto fluturime gjatë gjithë këtyre ditëve kanë ndodhur për shkak të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës.

Më tej kreu i grupit parlamentar tw PS shprehet se lidershipi i opozitës ndodhet në një situatë të rëndë..

“Pothuajse gjatë gjithë ditëve të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës nuk ka munguar edhe “denoncimi” qesharak i përditshëm i Sali Berishës.

Situatë e rëndë në lidershipin e opozitës: dy kanë marrë malet, njëri me sytë nga qielli, e tjetri në kafe-protesta”- shkruan Balla. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re