Skip to content

Situatë e rënduar në Kakavijë/ Mijëra makina në pritje për të hyrë në Greqi

Rëndohet edhe më shumë situate në pikën kufitare të Kakavijës.

Gjatë natës është shtuar edhe më shumë radha kilometrike e mjeteve dhe mijëra qytetareve që presin të kthehen në Greqi pasi kanë qënë me pushimë ose kanë vizituar të afërmit e tyre në Shqipëri.

Kryerja e testeve Covid-19 për këdo që futet në shtetin grek , puna me pak sportele dhe për më tepër orari I reduktuar I kalimit drejt Greqisë nga 06:00 deri në 22:00 kanë krijuar një kaos të vërtetë. Qindra njerëz me mjetet e tyre e kanë kaluar natën duke pritur në radhë, një situatë kjo vërtet e rëndë pasi shumë prej qytetareve në pritje janë me fëmijë.

Nga shteti grek ende nuk I është dhënë zgjidhje apo lehtësim kësaj situate ndonëse dje autoritetetet shqiptare  thanë se po negociohet me palën tjetër.

Dyndja është krijuar në mënyrë të vecante për shkak se mengjesin e datës 17 gusht, personat që hyjnë drejt Greqisë duhet të bëjnë një karantinë të detyruar 7 ditore.