Ka qenë një natë e gjatë dhe plot me probleme ajo e së premtes duke u gdhirë e shtuna, për dhjetëra familje në zonat e Durrësit.
 
Përmbytjet kanë kaluar, por pasojat e shkaktuara nga dalja e Erzenit nga shtrati ka lënë pas dëme të mëdha. Në Katundin e Ri banorët kanë nisur të largojnë ujin nga banesat, në përpjekje për t’ju rikthyer normalitetit, i cili duket se do të kërkojë shumë kohë.
 
Banorët janë vizituar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, i cili ka akuzuar pushtetin vendor që shpenzon miliona euro për beton dhe lë pas dore investimet serioze.
 
Në Durrës, një ditë me parë u shembën tre ura që lidhin fshatrat, Shetel, Çizmeli dhe Gjepalaj me Shijakun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re