Skip to content

Situatë e rrezikshme para parlamentit, molotovët e protestuesve të PD kërcënojnë edhe efektivët

ok 65

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, e zhvilluar sot, e martë, pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, u tensionua.

Disa protestues hodhën molotove dhe përdorën mjete të tjera kundër forcave të policisë. Policia ndërhyri duke përdorur ujë me lëndë djegëse për të shpërndarë masat.

Situata ka përshkallëzuar duke rrezikuar edhe policët. Disa prej tyre janë prekur nga flakët.

Protestuesit e PD-së po tentojnë të çajnë me forcë kordonin e policisë të krijuar përpara derës kryesore të godinës së Kuvendit. Militantët kanë hedhur dhe sende të forta në drejtim të efektivëve. Protestuesit po kryesohen nga deputetët e PD Flamur Noka e Luçiano Boçi. Ndërkohë efektivët po tentojnë për t’i larguar por mësohet se disa policë janë lënduar .