Është tensionuar keq situata gjatë protestës së ditës së sotme të Shoqërisë Civile në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Protesta ishte organizuar kundër shkeljes së të drejtave të njeriut nga qeveria Rama.

Por duke qenë se jemi në kohë të Covid-19, tubimi është i paligjshëm e si pasojë policia u ka kërkuar protestuesve që të largohen.

E pikërisht kjo ka sjellë tensionimin e situatës, pasi policia ka ndërhyrë duke marrë zvarrë disa prej protestuesve, mes tyre edhe një grua.

Kjo e fundit është shtrirë përtokë duke ulëritur, ndërkohë që të tjerë i kanë shkuar për ndihmë.

Gjithashtu bëhet e ditur se në vend knë mbërritur forca të policisë dhe ambulanca. Ndërkohë është shoqëruar në polici avokati Altin Goxhaj, dhe disa aktivistë të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re