Qarku i Kukësit është përfshirë këtë të mërkurë nga reshje bore me intesitet të lartë dhe temperatura të ulta.

 

Lartësia e borës në qytetin e Kukësit ka shkuar në 8 cm, në Krumë 7 cm dhe në Bajram Currë 15 cm.

 

Sipas informacioneve të marra nga firmat kontraktore të akseve rrugore nacionale dhe bashkive raportohet se akeset rrugore janë të kalueshme dhe se përdorimi i zinxhirëve nuk është I nevojshëm.

 

Ndërsa bëhet me dije nga ana e Bashkisë Kukës se është bllokuar plotësisht Njësia Administrtive Arrën.

 

Si pasojë e reshjeve të borës ka mbetur pa energji elektrike njësia Adminsitrative Malzi dhe fshati Vlahën I njësisë Golaj të Bashkisë së Kukësit.

 

Gjendja e rrugëve:

 

Rruga e Kombit e kalueshme normalisht. Po punojnë 13 borëpastruese e 2 fadroma. Lartësia e borës në Tunelin e Kalimashit është 15 cm.

 

Kolsh-Q.Shllak e kalueshme normalisht. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 25 cm.

 

Kukës-Bushtricë e kalueshme normalisht. Punojnë 4 borëpastruese. Lartësia e borës 30 cm.

 

Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Punon 1 borëpastruese e 2 fadroma. Lartësia e borës 15 cm.

 

Kukës-Krumë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 3 borëpastruese. Lartësia e borës Q.Tobli 10 cm.

 

Krumë-Q.Prushi-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 3 borëpastruese. Lartësia e borës në Q.Prushi 15 cm.

 

Bajrram Curri-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese 1 fadromë. Lartësia e borës Q.Luzhë 20 cm.

 

Bajrram Curri-Valbonë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 20 cm.

 

Bajrram Curri-Fierzë e kalueshme pa zinxhirë. Punon 1 borëpastruese. Lartësia e borës 10 cm.

 

Ura e Bujanit- Qafë Morinë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në Qafë Morinë 15 cm.

 

Gjithësej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 33 mjete borëpastruese e 5 fadroma e 62 punëtorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re