Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje edhe në shtëpitë, lokale e tokat bujqësore pranë aeroportit të Kukësit. Si pasojë e mosfunksionimit të njerës prej tunbinave shkarkuese të ujit të aeroportit rruga kryesore u mbulua nga uji ndërsa e gjithë sasia e ujit përmbyti katin përdhe të njerit prej lokaleve dhe bodrumet e katit përdhe të shtepisë. Sul Lekica,pronar i lokalit dhe shtëpisë tha se prej 15 vitesh është hera e parë qe ndodh kjo përmbytje, e sipas tij vetëm nga mosfunksionimi i sistemit të kullimit të aeroportit.

Ai ka kërkuar ndërhyrjen e menjehërshme për zgjidhjen e këtij problemi ose do te kalojë në mmasa eksteme. Reshjet e shiut janë parashikuar të zgjasin edhe në ditët në vijim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re