Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave Nikos Hardalias gjatë njoftimit mbi situatën Covid-19 në Greqi njoftoi mbrëmjen e sotme madsa të reja.

Konkretisht, nga nesër në mëngjes, më 6 Mars deri më 16 Mars në 6 të mëngjesit, do të zbatohet sa vijon:

-Në supermarkete dhe dyqane që furnizojnë me sende thelbësore, por edhe  në banka ose shërbime publike transferimi do të bëhet brenda komunës përkatëse ose deri në dy kilometra nga vendbanimi.

-Lëvizja do të bëhet vetëm në këmbë ose me biçikletë në të gjithë vendin dhe askush nuk mund të shkojë në një zonë tjetër.

-Në rastet kur do të kërkohet ofrim i ndihmës, autoritetet do të kërkojnë më shumë informacion nga dita e nesërme.

Në fillim të fjalës së tij zëvendësministri  u shpreh: “Ne e shohim fundin, por nuk kemi mbaruar me virusin”.

Ai shtoi mw tej se mutacionet duket se kanë mbizotëruar në Greqi në një masë të madhe dhe marrin pjesë në tablonë e barrës që ne shohim. Deri më tani, 1,756 njerëz janë identifikuar, tha ai.

Zonat e reja i shtohen nivelit të rrezikut shumë të lartë (e kuqe e thellë) e Kartës së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Shëndetit u njoftua nga Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias gjatë konferencës mbi ecurinë e pandemisë së koronavirusit në Greqi.

Në të njëjtën kohë, ndalohet trafiku: Në nivelin e rritjes së rrezikut (e kuqe) është e vlefshme nga ora 9 deri në 5 të mëngjesit, ndërsa në nivelin e rrezikut shumë të lartë (e kuqe e thellë) nga ora 7 deri në 5 të mëngjesit. Me përjashtim të Rajonit të Atikës dhe Njësisë Rajonale të Selanikut, ku ndalimi i trafikut gjatë ditëve të javës (nga e hëna në të premte) nis  nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit, për shkak të natyrës metropolitane të këtyre zonave.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re