Një pacient nga Fushë-Kruja, i cili po kryente një terapi në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Menjëherë janë izoluar mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer. Ndërkohë tamponët u janë marrë edhe 4 pacientëve të tjerë, të cilët kanë qenë afër të infektuarit.

Pritet testimi për stafin e mjekëve e infermierëve, ndonëse gjatë kësaj periudhe kanë qenë të pajisur me mjete mbrojtëse.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re