Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomin, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me emisionin “Pushteti” në FaxNews, u shpreh se rritja e numrit të testimeve javët e fundit lidhet me planin e veprimit për menaxhimin e pandemisë.

Sipas Tominit, Komiteti i Ekspertëve kishte parashikuar një rritje të infektimeve në muajt e vjeshtës dhe për pasojë është bërë i mundur dhe rritja e testimeve për Covid. Sipas saj ISHP sëbashku me laburatorët mbështetës kryejnë mesatarisht rreth 1650 testime në ditë.

Gjithashtu Tomini u shpreh se 4 javët e ardhshme do të shënojnë një rritje të rasteve të reja me të njëjtin ritëm që ka shoqëruar javët e fundit. Por, ajo shpreson që masat e ndërmarra nga qeveria të japin një efekt pozitiv në uljen e rasteve të reja.

“Edhe sipas rekomandimeve të OBSH-së, është parë e udhës që të gjitha testimet në operatorët publik dhe jo publik duhet të raportohen, për të pasur një panoramë të qartë të pandemisë në vend.

Kishim parashikuar faktin se muajt e vjeshtës dhe dimrit do të kishin një rritje të rasteve pozitive. Çdo hap i ndërmarrë deri tani është puna e një plani veprim për të pritur pandeminë, të cilin ne e kemi hartuar që në muajin shkurt kur prisnim që të shfaqeshin rastet e para.

Ardhja e vjeshtës solli një shtim të numrit të rasteve dhe për pasojë solli një rritje të testimeve.

Edhe kreu i OBSH-së për Europën, shpreh mbështetjen për dhënien e testeve të shpejta. Ato janë tepër të rëndësishme edhe për studimin epidemiologjik. Jemi në procedura për vendosjen në zbatim të testeve të shpejta.

Parashikojmë që të paktën në katër javët në vijim do të kemi të njëjtin trend rritjeje të rasteve të reja. Të shpresojmë që masat e ndërmarra si mbajtja e maskës dhe izolimi i pjeshëm të japin efekte pozitive në uljen e rasteve të reja.

Me laburatoret mbështetës kryehen gjithësej 1650 testime në ditë, kjo varion sipas fluksit. Variojnë në këto shifra”, u shpreh Tomini.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re