Lumi Vjosa është në situatë kritike pasi lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati për shkak të rritjes së nivelit të prurjeve. Aktualisht ndodhet në nivelin 6.8, ndërsa kuota maksimale është 7.3.

Situata po mbahet nën monitorim ndërsa prurjet kanë ardhur nga territori i Greqisë, i cili është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe stuhi kanë goditur pjesë të ndryshme të Greqisë në 24 orët e fundit duke shkaktuar probleme në Karditsa, Trikala dhe Evros.

Rreth 4 ditë më parë, si pasojë e reshjeve niveli i Vjosës shkoi në kuotat mbi 6.3 metër mbi nivelin e detit duke përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit, zonë që vijon të mbetet nën ujë.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re