Që nga mbrëmja e së enjtes Vau i Dejës ka nisur që të shkarkojë një sasi të madhe uji në tunelin e emergjencës. Situata është kritike edhe në këtë hidrocentral, pasi nga 830 metër kub ujë, vetëm 500 metra kub mund të kalojnë nga turbinat që prodhojnë energji elektrike.
 
E gjithë pjesa tjetër e ujit në hidrocentral kalon në tunelin e vetëm të emergjencës. Janë rreth 330 metër kub ujë që shkarkohen nga kjo dalje. Ndërkohë qyteti i Shkodrës vuan mungesën e ujit të pijshëm si pasojë e defektit në nënstacionin elektrik aty ku u aksidentuan 3 elektricistët mbrëmjen e se enjtes.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re