Situata vijon të jetë e rëndë në Itali për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 25.271 raste të reja nga 147.725 tamponë të kryer gjithsej.

Po gjatë këtyre orëve, kanë ndërruar jetën 356 persona duke e cuar në 41,750 totalin e jetëve të humbura.

Rajoni me infektimet më të mëdha mbetet Lombardia (4777). Në të gjithë vendin janë rreth 573 mijë raste aktive, nga të cilët 2849 ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 10.250 pacientë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re