Situatë kritike në fshatin Plashnik të Poliçanit, ku zjarret kanë rrezikuar shtëpitë dhe sigurinë e banorëve.
Si pasojë, familja e 18-të është evakuuar nga zona, ndërsa forcat e policisë bashkiake të Beratit, struktura të tjera rajonale dhe banorët janë angazhuar në operacionin kundër zjarreve.
Flakët po përhapen edhe në Parkun Kombëtar të Ballollit.
“Banorët janë larguar me forcë, në sytë e tyre dhe ndërgjegjen e tyre ishte e pakuptimtë që një zjarr në mal mund t’u djegë shtëpitë”, thonë njoftimet nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve nga terreni , situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e emergjencës po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur katastrofa të mëtejshme.
