Skip to content

Situatë kritike në tunelin e Kalimashit, angazhohen tre zjarrfikëse nga Kukësi dhe një nga Shkodra, në ndihmë të tyre dhe forcat nga Kosova

Vatra e zjarrit në Majën e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit vijon të jetë ende aktive. Flakët kanë përparuar ndjeshëm pasditen e sotme duke u kthyer dhe në një rrezik potencial dhe për përdoruesit e rrugës.

Terreni i thepisur e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Burime bëjnë me dije se aktualisht për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse me efektivat e tyre, prej të cilave dy zjarrfikëse të bashkisë Kukës dhe një zjarrfikëse e DMR-së Kukës.

Në ndihmë të tyre është nisur gjithashtu edhe nje zjarrfikëse nga Shkodra me 4 efektivë, trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcat e Sigurisë së Kosovës, si dhe forca policore nga qarku i Lezhës dhe Shkodrës.

Gjendja duket tepër alarmante, pasi përhapja e flakëve ka një rreze mjaft të gjerë dhe ndodhet shumë afër tunelit të Kalimashit.

Bëhet me dije se tuneli vijon të jetë ende aktiv për përdoruesit e rrugës.

/faxweb