Mbetet kritike situata nga zjarret në Qarkun e Shkodrës.

 

Këtë pasdite kanë zbritur në terren edhe përfaqësuesit politikë, Bardh Spahia dhe Majlinda Angoni.

 

Angoni ka bërë thirrje që të ketë një kordinim më të mirë nga ana e bashkisë për forcat që po punojnë kundër flakëve.

 

Ndërsa kryetari i Bashkisë Shkodër ka kërkuar ndërhyrje nga ajri dhe prenzencë më të madhe nga ana e qeverisë.

 

Majlinda Angoni:

 

Jemi në një situatë kritike. 60 forca të ushtrisë janë në terren. Shumë e vështirë ndërhyrja në Vilëz për shkak të terrenit. Prioritet është jeta e njerzve dhe e banesave të tyre.

Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë Shkodër, sidomos në Vilëz. Flitet për situata të menaxhueshme, nuk është koha për helikopterë. Duhet të bëjmë denoncime për çdo rast të dyshimtë, duhet solidaritet në këtë situatë.

 

 

Bardh Spahia:

 

Jemi përballur me një situatë të vështirë me disa vatra zjarri në kohë të njëjtë. Falë punës së zjarrfikësve janë dominuar këto situata. Nevojiten mjete nga ajri aty ku është e pamundur ndërhyrja. Do duhej qeveria të ishte me prezente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re