Skip to content

Situatë problematike në Fushë-Krujë, bie zjarr në një zonë me shkurre në një nga lagjet e qyrtetit, rrezikohen banesat

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Fushë Krujës. Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë një zonë me shkurre në lagjen Magaze të qytetit.

Prania e banesave në distancë të afërt e bën problematike situatën pasi mund të rrezikohen prej flakëve.

Zjarrëfikësit kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

/faxweb