Fasoneria në Kurbin duket se është kthyer në “burim” infeksioni në Kurbin. Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë konfirmuar 25 raste të reja me Covid-19 në vend dhe këto raste ishin në Laç dhe në Krujë.

Nga Fasoneria në fjalë janë gjithsej 50 të infektuar të cilët ndodhen në shtëpi të vetkarantinuar, deri më tani në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa, mjeku Agron Lala nga urgjenca e spitalit të Laçit është shprehur se deri më tani, nuk është paraqitur asnjë pacient me simptoma të rënda.

Mjkeu shprehet:

“Rastet janë të izoluara nëpër shtëpitë e tyre. Në urgjencën e spitalit tonë, nuk është paraqitur asnjë rast për ta trajtuar apo menaxhuar ne. Megjithatë ne kemi të gjitha pajisjet e nevojshme, si dhe pajisjet që janë për t’u mbrojtur nga Covid-19, të cilat na shërbejnë, që po na u paraqit ndonjë rast, ne mund ta menaxhojmë sipas standarteve mjekësore. Për këtë arsye ne kemi bërë edhe një riorganizim. Kemi krijuar edhe një çadër ku bëhët triazhi, para se të futen në urgjencë, i verefikojmë në një çadër. ”

Ndërsa, sa i përket frikës që mund të krijohet tek qytetarët nga prania e të infektuarve, mjeku thotë se prania e virusit i ka bërë qytetarët që të ndërgjegjësohen dhe të qëndrojnë në shtëpi. Lala shton se numri i të paraqiturve në urgjencë është i ulët.

Mjeku thotë gjithashtu se deri më tani, nuk ka as raste të rënda mes të infektuarve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re