Gazetari Artan Hoxha tha se në analizën e tij atentati i djeshëm në Elbasan dhe marrëdhënia mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit ngjan surreal.

Hoxha shpjegon se kemi të bëjmë me dy persona të kontraktuar me bandat më të mëdha kriminale por që pasi u veçuan nga njëri-tjetrinisën një betejë akoma më të ashpër, edhe pse të shumëkërkuar nga policia.

Ai tha ndër të tjera se e veçanta qëndron në faktin se nuk janë larguar nga Shqipëria.


Hoxha:
Këto ngjarje në Elbasan kanë nisur që në 2018, makinat nuk i digjnin por i çmontonin dhe janë bërë kërkime se në ç’servis e bënin.

Këta dy kanë punuar goxha kohë bashkë dhe në momentin që janë ndarë, kanë nisur betejë me njëri tjetrin. Dy personazhe kanë qenë të kontraktuar me grupet e krimit të organizuar dhe lufta mes tyre është bërë më e madhe se e grupeve.

Këta i njohin bazat e njëri tjetrit, nuk ikin nga Shqipëria, kjo është çudia e madhe, kanë qenë aktive dhe të rrezikshëm. Kur je në kërkim ke nevojë për para, janë ekspozuar kaq shumë me luftën ndaj njëri tjetrit dhe nuk janë kapur.
Situatë irreale.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re