Gazetari Artan Hoxha ndërsa ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, është shprehur se situata është ulëritëse.

Nga studio e ABCNews, gazetari Hoxha tha se për fat të keq po del parashikimi i tij i disa ditëve me parë, kur tha se bandat dhe krimi do të shfrytëzojnë situatën pas tërmetit në vend.

“Më vjen shumë keq ta them që po del parashikimi. Kjo është ulëritëse. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, kjo është kohë e artë për botën e krimit”-tha Artan Hoxha.

Më tej, ai tha se policia shqiptare është nga më të keqpaguarat.

Forcat e rendit, RENEA etj, morën duartrokitje dhe u vlerësuan mbrëmë në stadium nga qytetarët, por jo nga zyrtarët.

Policia jonë është më e keqpërdora. Çdo ditë janë nga 12 deri në 16 orë në punë dhe nuk do paguhen me orë shërbimi. Polici rri në shi në të ftohtë dhe uniforma i jepet një herë në katër vjet. Çfarë të bëjë policia, përtej fasdadës së kryeministrit dhe mazhorancës”,-tha ndër të tjera Artan Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re