Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka lajmëruar konferencë për mediat, sot në orën 19:00, nga selia blu.

Dalja e Bashës para mediave, vjen pas një ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Kuvendi miratoi rezolutën, e cila i kërkon Presidentit të reflektojë dhe të respektojë vetëm kompetencat që i njeh Kushtetuta, ndërsa menjëherë pas kësaj, Presidenti Meta doli në një konferencë të jashtëzakonshme, njoftoi se ditën e hëne do te dorëzoje ne Prokurori kallëzimin penal për kreun e KED, Ardian Dvorani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko