Nga data 26 nëntor deri sot janë shënuar mbi 1 mijë lëkundje tërmeti, por këto janë me ritme më të ngadalta dhe në tërësi aktiviteti sizmik është drejt relaksimit. Kështu thotë sizmologu i Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Nushi.

Nushi thekson se aktiviteti sizmik ka vijuar por me ritme më të ngadalta.

“Kemi theksuar se do të ketë dhe magnitudë dhe mikrotërmete që e kalojnë pragun e ndjeshmërisë. Kjo sepse zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës.  Në tërësi aktiviteti është drejt relaksimi dhe magnitudat janë gjithmonë e më të ulëta. Në terma mesatarë magnitudat kanë ardhur  duke u ulur”, – thotë Nushi për Ora News.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re