Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit ka qenë ditën e sotme (11 prill) në SPAK.

Pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ajo ka dhënë një deklaratë për mediat, ku tha se është pyetur nga prokurorët për pronën.

Ajo theksoi se kjo punë ka nisur që në momentin që vajza e saj nisi të merrej me djegësat.

E pyetur nëse mbesat e saj janë marrë në pyetje, Fatimja tha jo, duke shtuar se këta të fundit nuk kanë pse të pyeten, pasi ka qenë ajo që e ka ndihmuar vajzën e saj.

Deklarata pas daljen nga SPAK:

Cfarë ju pyetën?

Unë jam mamaja e Monikës. Jam krenare për vajzën që kam edhe sëe mohoj. Edi  pse ka nisur kjo punë. Që kur filloi të merret me djegësat ajo, këto filluan. Një lutje kam për gazetarët, mos shkruani cfarë u thonë njerëzit që blihen, ose që bëjnë luftë politike. Verifikoni çfarë shkruani. Unë i sqarova  të gjithë gjërat e mia.

Më pyetën për çështjen e blerjes së shtëpisë, unë nuk isha pa shtëpi, unë kam punuar gjithë jetën.

Dhatë sqarime për pronat?

Po për pronën time. Me shpinë që kam. Unë s’kam qenë pa punë, se këta më paskan nxjerrë se e paskam blerë shtëpinë me 160 mijë lekë pension.

Jua sekuesrtruan Celularin?

Po çfarë ka celulari.  Ka naj gjë të veçantë? As kam bërë tendera, as djegësa, as 5D, as 7D.

Vajzat e Monikes i kanë pyetur?

Jo dhe s’kanë pse pyetën se ato i kam mbuluar unë.  Unë kam pallatin që kam bo. Me shpenzimet e mia në tokën që me ka lënë burri, qe kemi punu bashkë.

Keni ndihmu vajzën?

Po normal. Po për fmitë i kam lekët unë, pse për kë i kam. I kam të gjitha me bankë, shkoni shifini.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re