Ish-ministri Ylli Manjani i ka dërguar një mesazh publik botuesit Nikoll Lesi i cili kërkonte dje nga presidenti Ilir Meta arsyen se pse nuk u dekorua gazeta “Koha Jonë” në 30 vjetorin e themelimit të saj duke i renditur edhe betejat që kishte bërë ndër vite.

Lesi ngrinte shqetësimin se pse mes dhjetra personaliteteve, mes tyre shefa kuzhine dhe këngëtarë tallavaje, nuk u dekorua gazeta “Koha Jonë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se gazeta Koha Jonë vetëm është qëlluar nga mbretërit.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Nikollë!

Dekoratën e merituar të gazetës Koha Jonë e mori Vasili… Laçi dmth… pas vdekjes. Koha Jonë është akoma gjallë.

Po deshe dekoratë duhet ta kesh emrin Vasil Laçi dhe të kesh shti (qëlluar) mbi mbretin.

Gazeta Koha Jonë vetëm është qëlluar nga mbretërit.

Ndaj s’ka dekoratë.

Koha Jonë e meritonte një dekoratë, më shumë se Vasil Laçi…”, nënvizon Manjani. (TemA)