Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi u shpreh se pavarësisht se PS miratoi projektligjin për buxhetin pa debat brenda 5 minutave, nuk janë lodhur dhe as dorëzuar.

“Hetimi i kontrata koncesinare është në shërbim të qytetarëve pse nuk lejohet opozita ti hetojë këto kontrata. Janë lidhur në kushte të konfliktit të interesit.

Rama jo vetëm që nuk i anulon, por i dha më shumë fonde një kontratë që duhej të anulohej. Nuk do i lejojmë punimet normale të Kuvendit. Opozita s’ka forcë që ti ndalojë ligjet, votat i ka Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Kemi një plan përshkallëzimi të aksionit opozitar në sallën e Parlamentit, do e shikoni hap pas hapi. Nuk jemi lodhur e as nuk jemi dorëzuar. Beteja fitohet për të rifituar opozita të drejtat”, tha Gazment Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re