Endri Hasa, Sekretar për Organizimin Dixhital i Partisë Demokratike ka hedhur poshtë lajmin se Gazment Bardhi është hequr nga grupi i ëhatsapp-it të Grupit Parlamentar të PD. Me anë të një reagimi në Facebook, Hasa sqaron se  Bardhi nuk është administrator, pasi siç thotë Hasa,  ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar dhe as në PD.

Sipas ish deputetit Hasa, komentet se ai është hequr nga grupi  janë ‘përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në’.

“Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në”, shkruan Hasa.

Reagimi i plotë

Sot nëpër media ka qarkulluar një lajm i rremë i prodhuar nga deputeti Gazment Bardhi. Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj.

Z.Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup ëhatsapp -i të administruar nga Partia Demokratike.

Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të ëhatsap-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.

Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit.

Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në.

Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur.

Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në.

LEXO EDHE: 

Tensionet mes demokratëve edhe në grupet e komunikimit/ Deputetëve u hiqet e drejta për të shkruar mesazhe! Ja si “hakmerret” Lulzim Basha ndaj Gazment Bardhit

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re