Përfaqësuesi ligjor i kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se nuk ka më asnjë kuptim që në regjistrin e partive politike të figurojë emri i Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Pas seancës gjyqësore, Marash Logu është shprehur se Këshilli Kombëtar ka kërkuar që në regjistrin e partive politike të pasqyrohet realiteti, ku “Basha s’është më kryetar”.

Ai theksoi se Këshilli Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës në PD, madje edhe se vetë kryetari dhe që drejton Partinë Demokratike.

“Basha nuk është kryetar i PD-së dhe nuk mundet që drejtimi i PD-së, legjitimi i forcës më të madhe opozitare në vend, të varet nga një vërtetim që merret me 200 lekë që merret nga zyra e regjistrit të partive politike. Është absurd ligjor, apo politik që Gjykata e Tiranës duhet ta rregullojë njëherë e më parë.

Këshilli Kombëtar ka adresuar çështjen që të fshihet emri i Lulzim Bashës dhe të pasqyrohet ai realitet që sot të gjithë e njohim, që Basha nuk është në kryetar i PD-së.

Kolegët bëjnë sikur harrojnë që ky është i vetmi Këshill Kombëtar i regjistruar me vendim të formës së prerë. Është votuar nga Berisha dhe Basha, dhe vendimi është i formës së prerë.

Këshilli Kombëtar është organi më i lartë vendimmarrës dhe drejton partinë. Ka autoritet dhe është organ vendimmarrës më i lartë se vetë kryetari. I gjendur përballë faktit që Basha dhe nënkryetarët kishin dhënë dorëheqje, vendosi të marrë drejtimin e PD dhe të përfaqësojë partinë.

Nuk mund të pranonte që në regjistër të jetë emri i një personi që ka dhënë dorëheqje publike.

Basha të na thotë që ishte mashtrim apo dha dorëheqjen me të vërtetë. Gjithashtu në zgjedhje PD u përfaqësi me kryetar të komanduar nga Enkeled Alibeaj.

Të gjitha faktet provojnë se nuk ka më asnjë kuptim që në regjistrim e partive politike të figurojë emri i Bashës si kryetar i PD-së”, u shpreh Marash Logu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re