Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas publikimit të raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke vënë në dukje se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet shtetit ligjor dhe biznesit.

 

“Rregulla të qarta, përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë, gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit do të tërheqë më shumë investime amerikane”,  shkruan diplomatja ne rrjetet sociale.

 

Për këtë arsye, ambasadorja Yuri Kim ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re