“S’ka burrë që tradhton gruan time”, është komedia e ngjitur
në skenën e teatrit të Korçës duke sjellë humor dhe batuta të shumta.

Shkruar nga Samuel Bobrick dhe Ron Clark, me regji të Guri
Kocos komedia ka në qendër 3 personazhe, një femër dhe dy meshkuj, tradhëtinë
dhe ndjenjat e tyre.

Subjekti i komedisë trajton një grua dhe të dashurin e saj
të cilët kanë thurur intrigën për të mbytur bashkëshortin e saj ndërkohë që ky
i fundit bëhet pjesë e lojës së tyre dhe i ndihmon pasi nuk beson se plani i
tyre do të funksionojë ndërsa zbulon se i dashuri tradhton gruan e tij.

Situatat nga më komike të shfaqjes pasojnë njëra-tjetrën duke e përfshirë publikun në një realitet tjetër për thuajse 1 orë e 30 min.

Në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” interpretun aktorët Herion Mustafaraj, Blerta Belliu, Kristian Koroveshi, Keris Babliku. Teatri shprehet se ishtë një komedi satirike, që vjen në skenë me plot humor. “Skena dhe humor i mirëfilltë. Regjisor, ai që nuk ju ka zhgënjyer kurrë Guri Koço”, shprehet institucioni për premierën.

Guri Koço me aktivitetin e tij në teatër është i njohur si regjisori i shumë komedive të suksesshme, në ndërtimin e shumë karaktereve, të cilat kanë lënë gjurmë në jetën artistike të teatrit. Teatri i Korçës për këtë premierë me regji nga Guri Koço, shprehet se një tjetër realizim i bukur me regjinë, karakteret dhe humorin fin publiku pati mundësinë ta shijojë.

Pjesë e kësaj komedia ishtë dhe aktorja Blerta Belliu, që këtë herë erdhi ndryshe. Me një figurë e karakter të spikatur mes humorit fin e elegant, që sjell një personazh të veçantë. Komedia që u ngjit në skenë në datë 7 shkurt pati në rol edhe aktorin e mirënjohur Herion Mustafaraj.

“Për herë të parë në këtë bashkëpunim erdhi me një karakter plot humor e situatave të bukura”, bën me dije institucioni. Aktori Herion Mustafaraj është një emër i njohur për publikun.

Në aktivitetin e tij artistik me role të ndryshme në kinema dhe teatër, këtë herë ishte në skenën e teatrit të qytetit të Korçës me një komedi, që ka njohur suksesin e saj deri tani. Skenograf në vepër është Beqo Nanaj dhe koreograf Bardhi Pojani.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re