Falë një peticioni për të kundërshtuar dëbimin e tij, i cili mblodhi
më shumë se 90 mijë firma, 18-vjeçari shqiptar, Stiven Bregu mundi më në
fund të fitojë apelin duke siguruar qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Me të dhënë provimet e nivelit A në matematikë, kimi dhe biologji, i
riu fitoi një praktikë në një firmë menaxhimi, gjatë së cilës u spikat
për një talent të jashtëzakonshëm në matematikë.

Stiven arriti të tërhiqte edhe vëmendjen e kryebashkiakut të
Bristol-it, Marvin Rees-it, i cili iu referua si “një djalë i vendosur, i
zgjuar e i dashur dhe se Bristol-i është me fat që e ka.”

Ju kujtojmë se Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maunë
në Britani, për t’u arratisur nga familja abuzive. Trafikantët e
zbritën në afërsi të qytetit të Bristol-it, në perëndim të Anglisë, në
kufi me Wales-in.

Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren dhe pas
pesë vitesh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës. Ishin
sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu
demostroi në shkollë dhe në jetën e përditshme, ato që nxitën një
komunitet të tërë për të firmosur peticionin që doli në mbrojte të
adoleshentit shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re