Koha e rregullt mes Suedisë dhe Ukrainës është mbyllur në barazim 1-1 dhe fituesi do të mësohet pas 30 minutave shtesë, apo edhe ekzekutimit të penalltive.

Çerek finalisti i fundit në Euro 2020 do të mësohet pas 30 minutave në vazhdim, ndoshta edhe pas ekzekutimit të penalltive, pasi 90 minuta në stadiumin “Hampden Park” nuk i kanë mjaftuar Suedisë dhe Ukrainës.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Në minutën e 28-të, Oleksandr Zinchenko ka shënuar një gol shumë të bukur për të kaluar Ukrainën në epërsi.

Suedia barazoi gjithçka me supergolin e Emil Forsberg në minutën e 43’.

Deri në fund, nuk pati më gola dhe kundërshtari i Anglisë në çerekfinale do të mësohet pas 30 minutave vazhdime apo ndoshta edhe ekzekutimit të penalltive.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re