Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaraur se s’ka forcë që do e pengojë në aksionin e tij, duke e konsideruar një betejë jetë a vdekje për Kushtetutën.

Berisha me tone të ashpra u shpreh se s’kanë për çfarë ulen në negociata me Ramën, duke shtuar se e vetmja gjë që duhet bërë është respektimi i Kushteutës.

“Është fillimi ia them Ramës dhe atyre larove të tij. Është betejë për jetë a vdekje për Kushtetutën, do e fitojmë”, tha ish-kryeministri, në një konferencë për mediat.

Sali Berisha: Ju e patë, një reaksion i jashtëzakonishëm ishte. Ju e patë se si ai tym, ai tym shumëngjyrësh u shndërrua në një ylber, në një dritë të vërtetë botërore për të vërtetën e opozitës shqiptare. Dhe në një blozë të vërtetë për Edi Ramën dhe Lindën e tij në parlament. Blozë!

Ju e patë vetë, edhe sot mediat botërore hapen me këtë çështje. E pakonceptueshme, të mohosh një të drejtë kushtetuese, deputetëve për të hetuar qeverinë.

Nuk mund ta bësh kurrë këtë, ti i asgjëson ata. Çfarë negociate? Me Kushtetutën nuk ka negociata. Të zbatohet Kushtetuta.

Çfarë negociate? Po kërkojme ne gjë ekstra? Vetëm Kushtetutën. Zbatimi i Kushtetutës është normalizimi i jetës parlamentare. Nuk ka nevojë për asnjë negociatë. Të shpallet zbatimi i vendimit të Kushtetueses.

Të shpallet vendim që opozitës nuk mund t’i preken përfaqësuesit që cakton. Kurrë nuk ka ndodhur që përfaqësuesit tanë të na i caktojë qeveria. Nuk e bën askush në botë përveç atij që është kthyer në genin e etërve të tij xhelatë të diktaturës komuniste.

Si mund të bëhet? Po kjo nuk ka lidhje me parlamentin. Si mund të shkruajë një kriminel në tavolinë nenin e Kushtetutës? Këtë nuk mund ta bëjë kurrë. Ai e shkruan me Edi Ramën, por ai do ketë një fat që e meriton me këtë që ka bërë.

Me këtë që ai ka bërë, me atentatin që i bën Kushtetutës së vendit, do përgjigjen gjer në fund. Jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo mënyrë Kushtetutën. Jemi të vendosur ta mbrojmë Kushtetutën kudo.

Po si mund të pranohet të ulet një gjykatëse kriminale, që fshihet prapa krimit të vet dhe të thotë duke tejkaluar Kushtetutën, se vendos këtë apo atë vendim. Ky është puç kushtetues.

Shqiptarët duhet ta dinë mirë, për mua kjo është ushqim për betejë. Ndjehem komod dhe më i përkushtuar, se jam ish-president, jam ish-kryeministër, jam deputet i betuar në Kushtetutë.

Nuk ka forcë në botë që më pengon mua për ta mbrojtur atë. Është fillimi ia them Ramës dhe atyre larove. Kjo është betejë për jetë e vdekje për Kushtetutën. Betejë që do e fitojmë. Natyrisht do kohën e vet.

A e patë apo jo si transformua tymi në dritë? U transformua nga e drejta. Sepse prapa tymit qëndronte e drejta. E drejta e një një grupi që po mbron Kushtetutën e vendit të vet. Kaq është gjithë puna, e gjithë filozofia…

Tani, mbani shënim: Protestat do jenë tani gjer në realizimin e plota, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët. Kjo është betejë pa kthim. Në lëvizje, nuk duhet të gjykohet lëvizja. Lëvizja duhet të gjykohet me persistencën e saj. Po ajo ka ondulacionet e veta, ajo ka kulme dhe rënie, i ka të gjitha. Rëndësi kapitale ka persistenca. Por unë e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi. Është vetëm fillimi.

Na duhet edhe pak kohë. Na duhet sepse pasi të bindim shqiptarët për gjëmën që ky u bën atyre, duke konfiskuar Kushtetutën, atëherë do shohin se çfarë rreziku… SKAP-i funksionon në mënyrë absolute identike me hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Haptaz. Sepse merr përsipër të shkruajë Kushtetutën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re