Ish-zëvendësministrja e Financave në kabinetin e Ramës, Irena Beqiraj ka komentuar propozimin e Blendi Gonxhes në krye të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, një dikaster i ri ku bashkohen dy ministri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Beqiraj thotë se 60 milionë euro janë alokuar në fund të dhjetorit nga Ministria e Financave për blerjen e programi të inteligjencës artificiale për prokurimet.

“Në këtë pjatë të mbushur me interesat me të mëdha ekonomike , duhej një garniturë si “Kultura”  me anë  të së cilës publiku të tresë ” përqendrimin e fuqisë ekonomike edhe të parasë ” në një dorë të vetme”, shkruan Irena Beqiraj, e cila thotë se “Blendi Gonxhes sot ja di, e ja qan hallin vetëm Arben Ahmetaj”

Reagimi i Irena Beqirajt

Blendi Gonxhes sot ja di, e ja qan hallin vetëm Arben Ahmetaj!

Një ministër për Ekonominë Kulturën edhe Inovacionin . Sado i vështirë të duket kombimini i këtyre digastereve , kohë të vështira kërkojnë edhe kombinacione të çudishem.

60 milionë euro ka alokuar  vetëm me një të rënë të lapsit Ministria e Financave në fund të Dhjetorit 2023 për blerjen e programit të intelegjencës artificiale për prokurimet .

Të tjera qindra milionë euro  do të kërkohen për të blerë inovacion sa frengu pulën me qëllim  instalimin e ” AI -tokracisë” .

Pra inovacioni do të jetë kanali ku do të rrjedhin një pjesë e mirë e buxhetit të shtetit këtej e tutje.

Projektet strategjike , edhe agjensia e trajtimit të tyre AIDA, koncensionet / PPP edhe agjensia e trajtimit të tyre ATRAKO ,  ku merren vendime edhe menaxhohen interesa të mëdha ekonomike po ashtu janë pjesë e digasterit të Ministrisë së Ekonomisë .

Në këtë pjatë të mbushur me interesat me të mëdha ekonomike , duhej një garniturë si “Kultura”  me anë  të së cilës publiku të tresë ” përqendrimin e fuqisë ekonomike edhe të parasë ” në një dorë të vetme.

Edhe zgjedhjen e ” dorës së vetme”  që menaxhon  fondet publike Kryeministri ynë e ka mjeshtëri. Të gjithë ato që kanë marrë detyra te tilla kanë kaluar testet e nevojshme për ti merituar këto vende .  Ato jo vetëm  janë të gatshëm të përdoren , por kur duhet dhe e lips nevoja ,do të  pranojnë  pa bërë zë, etiketimet e liderit si “vemje” edhe akuzat e tij se kanë ngrenë kumbulla,  dardha, mollë e portokalle , prapa kurrizit të liderit të tyre besimplotë, edhe partisë socialiste  .

Nuk ka Gonxhe që” lulëzon”  më nën këtë diell .

Besoj më shumë se kushdo tjetër ,  Gonxhes sot ja ja di e ja qan hallin Arben Ahmetaj !

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re