Skip to content

“S’ka kompetenca”- Enkeled Alibeaj njoftoi mbledhjen e Kryesisë pas dorëheqjes, deputetët e PD-së i dalin kundër





Disa nga deputetët e PD-së i kanë dalë kundër Enkeled Alibeaj, i cili njoftoi mbledhjen e Kryesisë pasi hoqi dorë nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike.

Sipas News24, disa deputetë që janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së janë shprehur se Enkeled Alibeaj s’ka kompetencën të thërrasë forumet e partisë, pasi nuk është më kryetar i komanduar.

Ndërsa të tjerë kanë deklaruar se nuk kanë marrë asnjë njoftim për mbledhjen e sotme në mesditë.

Enkeled Alibeaj dha dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku PD nën drejtimin e tij nuk arriti të fitojë asnjë Bashki.

Pas përfundimit të fjalimit të dorëheqjes, ai shtoi në fund se të premten (19 maj) në orën 12:00 do të mblidhte Kryesinë.

“”