Kryeminsitri Edi Rama do të zbulojë sot qendrimin e partisë që ai drejton për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Qendrimi i Ramës vjen një ditë pasi disa deputetë të opozitës parlamentare deklaruan votën e tyre pro Reformës Zgjedhore, çka bën që ajo të mund të votohet, edhe pa pasur dakordësinë e grupit të deputetëve që kërkon hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Rama: SOT NË 13.00 QËNDRiMI I PS PËR PËRMBYLLJEN E PROCESIT TË REFORMËS ZGJEDHORE NË PARLAMENT BRENDA KËTIJ SESIONI TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË.

Mes deputetëve që shprehën votat e tyre në mbështetje të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ishin Lefter Maliqi, Artur Roshi, Besnik Troplini, Suzana Topi apo Fatjona Dhimitri. Për ti vendosur vulën marrëveshjes së 5 Qershorit, mendoi mbrëmjen e djeshme dhe ambasadorja Kim, e cila tha se nuk do të ndryshohet asnjë nen i asaj që u firmos në ambasadën amerikane.

“5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit.

Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton sepse kur njerëzit asin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Po them që marrëveshja, 5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri”, u shpreh mbrëmjen e djeshme Kim.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re