Ne nje kohe qe Shqipëria po përballet me krime nga me te ndryshme kibernetike, ekspertet thonë se kuadri ligjor qe përfshin kete fushe është shume i vjetër. Në një intervistë për Vizion Plus, eksperti i lartë ndërkombëtar për sigurinë kibernetike Patrick O’keefe thotë se në Shqipëri të dhënat personale dhe informacionet e klasifikuara janë në rrezik dhe kjo për të vetmen arsye se në vendin tonë nuk ka njerëz, të cilët mund të identifikojnë këto lloj shkeljesh.
 
 “Kuadri ligjor ne Shqipëri per sa i përket krimit kibernetik është shume i vjetër. 12 vite është nje kohe shume e gjate sidomos ne sektorin e IT-se. Edhe nese do kishit nje ligj me te adoptuar ne fushën e krimeve kibernetike si prsh 5 ose 2 vite, atëherë do te ishit me te mbrojtur ne ketë fushe. Por kjo nuk është e vetmja gje qe ju duhet. Duhen njerëz te cilet duhet te ushtrojnë keto te drejta. Ashtu si njerëzit ne rruge mbrohen nga policia duke mos lejuar kriminelet, cfare mund te beni ne hapësirën e webit?. Edhe aty duhen njerez te monitorojnë krimet qe mund te behen. Si mundet qe nje oficer policie i mesuar me skenat klasike te krimit te mësohet me kete lloj te ri krimi, sidomos ne sektorin e IT-se. Kjo është nje beteje.”
 
Eksperti O’keeffe shprehet se krimet kompjuterike përveçse dëmtojnë njerëzit, ato mund të kthehen në rrezik dhe për turizmin ndërsa institucionet duhet të rishohin kuadrin ligjor para se të jetë vonë.
 
“Sigurisht qe ky lloj krimi eshte nje kërcenim jo vetem per njerëzit e thjeshte, por edhe per turizmin e duke u zhvilluar me shume kthehet ne një krim, i cili duhej te ndalohej me pare pasi mund te jete shume vone. Une rekomandoj qe Shqipëria te hape letrat dhe ne ketë rast e kam fjalën per ligjin. Ndonëse korniza ligjore ndryshon nga shteti ne shtet, duhet te bëni kujdes me te dhënat personale, pasi ato bien pre e krimit kibernetik. Standardet evropiane kane nje baze te gjere ligjore ndaj dhe ato duhen pare dhe adoptuar ne sistemin tuaj ligjor.”
 
Në dy operacione të ndryshme policia e Tiranës prangosi mbi 10 vajza, të cilat sipas autoriteteve ushtronin prostitucion online. Në të dyja rastet gjykata liroi shumicën prej tyre, pasi për këtë lloj krimi mungon baza ligjore.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re