Inisiatori i një fushate në rrjete nën hashtagun “S’ka ma turp!”, Fabian Zhilla, i njohur si ekspert sigurie me diplomim në Harward, foli në një studio televizive mbi atë çfarë synon fushata.

Sipas Zhillës, disa programe nuk i bëjnë mirë shoqërisë sepse aty promovon njerëz që bëhen të famshëm pa asnjë arsye, dhe po ashtu ka përmbajtje pornografike.

“Këto programe promovojnë vulgaritetin. Gra të zhveshura, lodra seksi. Emisione që nuk promovojnë asgjë, dalin disa njerëz lakuriq, orientohen drejt erotizmit. Pornografia nuk ka racionalitet, thjesht një imazh i fortë që tërheqë mendjen e njeriut. Ka imazhe të forta të pornografisë”, deklaroi Zhilla në “Breaking” të Top News.

Përballë tij, autorja e kësilloj programesh, Olsa Muhameti, i mbrojti ato me argumentin se aty jepen mesazhe kundër bullzmit. Dhe sipas saj, kjo e përligj nuditetin dhe lapërdharinë e pjesëmarrësve në emisione.

“Ka njerëz jashtëzakonisht pozitivë në këto emisione. Këto janë emisione që promovojnë artin, talentin”, tha ajo, pa specifikuar se ç’lloj arti apo talenti ka aty.

“Në emisione trajtohet problemi i ngacmimeve seksuale të vajzave në rrugë.

Një nga vajzat kishte komplekse me pamjen e saj. Vajzat u mblodhën bashkë dhe dhanë një mesazh kundër bullizimit”, tha ajo. /tesheshi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re