Certifikata personale apo familjare nuk do te jete me stresi i qytetareve për te pritur ne radhe e per ta dorëzuar ne zyra te tjera. Duke filluar nga kjo e premte, ne zyrat e hipotekës, ne institucionet arsimore dhe ne çdo shërbim tjetër nuk do t’u kërkohet me certifikata e printuar.
 
Ne momentin qe kërkoni shërbimin, ky dokument do te verifikohet online nga punonjësit e administratës publike përmes portalit e-albania. Drejtoresha e agjencisë kombëtare te shoqërisë se informacionit inovative, Linda Karcanaj sqaron per Vizion Plus vendimin e qeverise per  te lehtësuar qytetaret nga burokracitë.
 
Kreu i AKSHI tregon se ky shërbim do te ofrohet nga te gjitha zyrat e administrues publike
 
Portali e-Albania ofron mbi 500 shërbime ndaj qytetareve dhe bizneseve. Drejtoresha Karcanaj fton qytetaret te veprojnë përmes portalit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re