Turqia i ka mbyllur derën të gjithë personave te prekur me Covid-19, nga vendet e tjera që mund të kërkojnë të kurohen në spitalet turke. Vendimi sipas mediave turke vjen pas një shtimi të numrit të të infektuarve me Covid, si dhe përmbushja e 80% të kapacitetit të reanimacionit në strukturat e mjekësisë publike.

Ndaj me një urdhër të fundit, Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka ndaluar futjen në spitalet private  me charter spitalorë të të sëmurëve deri në një vendim të dytë. Aktualisht spitalet private janë marrë nën administrim nga shteti dhe do të përdoren si spitale Covid për qytetarët turq. Në 24 orët e fundit në Turqi janë bërë 5532 shtrime të reja në spitale, ndërkohë që të shtunën u raportua për 135 viktima.

Sipas mediave turke nëse urdhri nuk respektohet, atëherë qeveria ka vendosur sanksione për bizneset dhe spitalet që e thyejnë vendimin. Urdhri iu është shpërndarë të gjitha kompanive ajrore dhe Autoritetit të Aviacionit Civil Turk. Gjeorgjia, Shqipëria, Rusia dhe Iraku ishin 4 vendet që dërgonin më shumë pacientë të sëmurë me Covid-19 në Turqi.

Nga Marsi deri në fillim të muajit Nëntor aviacioni civil shqiptar ka deklaruar se janë kryer 270 fluturime charter, pjesa kryesore e të cilave kishte destinacion Turqinë.  Vlerat minimale për trajtim në Turqi shkonin nga 17 mijë euro, deri në 45 mijë për rastet shumë të rënda që kërkonin trajtim spitalor më shumë se 10 ditë.

loading...