Subscribe

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, por sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk ka vend për panik për përmbytje masive. Anira Gjoni shprehet se lumenjtë e mëdhenj janë nën kontroll dhe se probleme mund të shkaktojnë vetëm lumenjtë e vegjël në jug të vendit, ku reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.

 

“ANIRA GJONI-IGJEO

Gjatë ditës së sotme në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Por situata e lumenjve të mëdhenj aktualisht është e qetë. Pritej që piku i këtyre akumulimeve nga reshjet të arrinte sot, por duke qenë se nuk u shoqërua me dalje të lumenjve të mëdhenj nga shtrati, situata është e qetë. Ngelet për t’u parë vetëm pjesa e jugut të vendit, në varësi të reshjeve që presim gjatë ditës së sotme, por nuk ka një situatë alarmante.”

 

Sipas parashikimeve, intensiteti i reshjeve do të bjerë të martën, për t’i lënë vendin dy ditëve me mot të kthjellët dhe temperatura më të ftohta. Por shirat e dendur do të rikthehen të premten.

 

ANIRA GJONI-IGJEO

 

“Në qarqet Gjirokastër dhe Vlorë presim reshje mesatare gjatë pasdites së sotme dhe nesër do të kemi një ulje të intensitetit, pra një përmirësim të situatës. Duke qenë se presim ulje të intensitetit gjatë ditës së nesërme dhe qetësim të situatës, nuk kemi një rrezik të shtuar për përmbytje gjatë këtyre 2-3 ditëve, por një problematikë na shfaqet gjatë fundit të kësaj jave, kur presim të rikthehen reshje me intensitet të ëprqendruara në veri dhe jug të vendit.”

 

Temperaturat, gjatë të martës, do të pësojnë një rënie, ndërsa situata pritet të qetësohet vetëm pas datës 13 dhjetor.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re