Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë disa këshilla që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët, në mënyrë që të ruhen nga Covid-29. Në një komunikim përmes profilit të tij në Facebook, Brataj, i cili e mposhti koronavirusin, shprehet se ky virus, pavarësisht se ka simptoma të ngjashme me gripin është më agresiv.

Brataj shton se të gjithë bartësit duhet të përdorin patjetër masakt për të mos infektuar të tjerët, ndërsa për ata që nuk lëvizin nuk ka sens.

“Ka simptoma shumë të ngjashme me gripin, por është më agresiv, sulmon në një kohë shumë të shkurtër një numër shumë të madh njerëzish. Nuk është tamam si gripi. Maska që ne përdorim, ato të thjeshtat, nuk të mbrojnë nga infektimi.

Nëse unë jam bartës i sëmundjes, duhet të përdor maskën, për të mos infektuar të tjerët. Për t’u mbrojtur 100% nga të infektuarit, personeli shëndetësor përdorin maskat kirurgjikale. Nëse jemi në lëvizje, nuk je i sëmurë, nuk ka sens përdorimi i maskës.

Maska duhet përdorur, kur je i infektuar, kur do të shkosh në një vend ku do të rrish në radhë, mund ta përdorësh.

Koronavirusi nuk shkakton arrest kardiak të menjëhershëm. Pra, nëse shihni dikë në rrugë duke u rrëzuar, duhet ta ndihmoni, të afroheni të paktën, ta pyesni, pasi të vini dorezat dhe maskën”, u shpreh kreu i Urgjencës.

Sa i takon moshave, që rrezikojnë më shumë, Brataj tha se “koronavirusi nuk sheh në fytyrë askënd, i prek të gjithë. Infeksionin mund ta marrin të gjithë njësoj, por shfaqja e tij varet nga mosha, sëmundshmëria që mund të ketë secili.

Shefi i Urgjencës u infektua disa javë më parë me koronavirusi. Ai u shpreh se kishte pasur simptoma dhe kishte bërë testin, që rezultoi pozitiv. Pikërisht nga ai moment, Brataj u vetëkarantinua.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re