Skip to content

“S’ka sqaruar takimin me Arkan, me Sllobodanin në Shën Naum, e vrasjen e Remzi Hoxhës”! Berisha i përgjigjet Nanos: Dole si papagalli i Edi Ramës! Sqaro takimin me Millosheviçin në Kretë, e ke detyrim

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Fatos Nanos duke thënë se ai doli dhe foli si papagall i Edi Ramës, në një intervistë televizive pak ditë më parë.

Më tej ai kërkoi që Nano të sqarojë takimin 90 minutësh me ish-presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviçin në Kretë.

“Ai një përgjigje duhet t’u japë shqiptarëve, të sqarojë takimin 90 minutësh me Sllobodan Millosheviçin në Kretë. Këtë jam përpjek t’ja çoj mesazh edhe me të tjerë, por duhet ta sqarojë, zotëri çfarë ishte ai takim,” tha Berisha.

“Keqardhje që doli si një papagall i Edi Ramës, por bëri zgjedhjen e vetë. Nuk mund të komentoj më shumë.

Për mua, e them këtu, e trishtë ishte fakti që ai mbante pikëpamjen e etërve të tij për opozitën, së bashku me Edi Ramën, Ramiz Alinë dhe dikur Enver Hoxhën, tmerri ishte opozita. Meqë ia përcolla këtë, e theksoj se ai një përgjigje duhet t’u japë shqiptarëve, të sqarojë takimin 90 minutësh me Sllobodan Millosheviçin në Kretë.

Këtë jam përpjek t’ja çoj mesazh edhe me të tjerë, por duhet ta sqarojë, zotëri çfarë ishte ai takim?

Dihet që kanë avulluar një shishe Ëhiskey së bashku, dhe disa gjëra të tjera, por ato janë të parëndësishme.

Si kryeministër u takon t’i thotë shqiptarëve çfarë ishte ai takim, që shqiptarët të mos e marrin vesh nga arkivat serbe,” tha ndër të tjera Berisha për “A2”.

Kujtojme se Sali Berisha nuk ka shpjeguar takimin me Arkan per te cilin akuzohet, ate me Miloshevic ne Shen Naum bashke me Gligorov dhe rrembimin e zhdukjen me urdher te tij te Remzi Hoxhes, pasi dyshohej se e kishte filmuar kete takim, thyerjen e embargos se OKB, dhe mbi ish Jugosllavine!