Kryebashkiaku Erion Veliaj bën me dije se bizneset nuk do të paguajnë taksë për hapësirën publike as për maj- qershor. Ndërkohë ai thotë se hotelet në Tiranë nuk do të paguajnë taksë deri më 15 shtatorit.

”Heqje e taksës publike edhe për maj- qershor. Nuk do të thotë zaptim, atë që e ke të aplikuar nga Bashkia e ke pa pagesë. Do inkurajojmë sa më shumë aktivitet e jashtë, si shkollë në Parkun Rinia. Taksat lokale mund të kompensohet për investime anulimi i taksës së hoteleve deri më 15 shtator, përfitojnë 300 hotele në Tiranë.”- tha Veliaj.

Këto vendime do të merren në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak të Tiranës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re