Ky vit shkollor nisi me 2316 vende të lira për mësues, kryesisht në Tiranë, Kukës dhe Dibër. Megjithatë, ndërsa kanë kaluar thuajse 6 muaj, janë ezauruar vakancat veçanërisht në arsimin fillor, atë special dhe gjuhën angleze.

 

ARJAN XHELAJ

 

DREJTOR I RASH

 

Duke u nisur nga fakti se Tirana ka dhe numrin më të lartë të punësimeve ka së paku për vitin aktual numrin më të lartë të punësimeve e ka gjuha shqipe dhe e letërsisë me rreth 150 punësime, e ndjekur nga gjuha angleze dhe arsimi fillor. Punësimet më të mëdha janë bërë në Tiranë. Vitin e kaluar dhe sivjet kemi pasur mbi 800 të punësuar.

 

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar tregon se në total kanë aplikuar rreth 10 mijë mësues, ndërkohë që janë punësuar gjysma e tyre. Këto të dhëna sipas tij, tregojnë një trend në rritje të punësimit të arsimdhënësve.

 

ARJAN XHELAJ

 

DREJTOR I RASH

 

Vitin e kaluar kemi pasur pothuajse të njëjtin numër aplikantësh. Në portal kanë aplikiar mbi 10 000 mësues dhe gjysma ka arritur të punësohet. Kemi një trend në rritje si në aplikime ashtu edhe në punësime.

 

Referuar të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar në Tiranë, për periudhën shtator–nëntor 2022 janë punësuar  me kontratë me afat dhe pa afat rreth 3700 kandidatë të portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re