Me tone të larta e interpretime fizike, kjo ishte deklarata e bërë me 8 korrik të këtij viti nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Për 100 ditë, bandat vijuan larjen e hesapeve me njëra tjetrën, duke marrë shumë jetë e plagosur shumë të tjerë, parcelat e kanabisit ishin evidente, saqë shpesh policia njoftoi asgjësime por kurrë nuk ndau pamje filmike. Vdekjet si pasojë e kanabisit janë 3 mes tyre një efektiv policie, ndërsa bilanci i saj i përgjithshëm është më i madh se kaq. Krimi në familje goditi të paktën 5 herë me pasojë vdekjen e 7 personave.

Përgjatë këtij 100 ditëshi, nis më 26 korrik, pak ditë pas ultimatumit të Ramës me vrasjen e Ylber Lezit në Dibër nga gruaja dhe vajza të cilat u arrestuan.

Më 29 korrik, vritet Romeo Hasalla- Lushnje që vra për tokën nga kushërinjtë, autori i krimit që shkrepi armën Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici.

Më 18 gusht, vritet Sanije Bandulla ne Shkodër nga bashkeshorti, Fadil Bandulla i cili u vendos në pranga.

Më 21 gusht, vritet Xhuljo Bullari në Babicë të Vlorës nga Bledar Selmanaj, dyshohet për pazare droge. Autori u vendos në pranga 3 ditë pas krimit.

Më 23 gusht, ekzekutohet në mes të Lushnjes në lokalin e tij Bledar Muça, të plagosur mbetën 5 persona të tjerë. Një ngjarje e pazbardhur me dyshime kryesore për hetuesit prishja e ekuilibrave në lojërat e fatit.

Më 26 gusht, vritet Sokol Çelaj në Shkodër, i sapo kthyer nga Anglia, edhe kjo ngjarje e pazbardhur. Ish-polici vrau nga pakujdesia kolegun e tij vite më parë.

Më 4 shtator, vritet Isat Goçaj në Çerem të Tropojës.  Arrestohet autori Altin Ismailisufi, një punonjës i zjarrfikëses. Ngjarja u regjistrua për motive banale por nuk përjashtohet pista e ndarjes së territoreve për parcelat e drogës.

Më 10 shtator, vritet në Fier Sabrina Benga nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta që sapo kishte dalë nga burgu pikërisht për dhunë ndaj të resë.

Më 18 shtator, vritet Thëllënza Rrasa ne Divjakë nga bashkeshorti Hekuran Rrasa i cili më pas vret edhe veten. Fmilja jetonte në kushte ekstreme ekonomike.

Më 28 shtator, vritet efektivi i policisë së Lezhës Saimir Hoxha. Aldi Rama 21 vjeç me  precedent penal, pas disa orësh rezistencë vret veten. Dyshohet se ai bashkë me disa të rinj të tjerë kontrollonin një parcelë me kanabis që sapo ishte asgjësuar në Kune-Vain të Lezhës nga Hoxha dhe 2 kolegët e tij.

Nuk kaluan shumë ditë dhe më 2 tetor, vritet Jaësackie Jaboah, një shtetase ganeze. Ngjarja tronditi Tiranën pasi i dashuri që e masakroi me thikë u vetëhodh nga kati i tetë i një apartamenti të marrë me qera prej tyre duke gjetur vdekjen.

Dy ditë më pas, më 4 tetor, vritet Lulzim Bitri e Ardian Çollaku në Elbasan. E shkuara e tyre kriminale është pistë kryesore për hetuesit ndërsa ngjarja është e mjegullt. Ardi Veliu ishte “koka ” e parë e prerë vetëm pak ditë para përfundimit të afatit 100 ditor. Rama nuk priti këtë afat që ish-drejtori i policisë të bënte bilancin e tij, një bilanc që ka preferuar ta mbylli vetë. Por a ka “koka” të tjera që janë në plane të “priten”?!

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re