Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat tha se nuk e kam besuar kurrë Reformën në Drejtësi.
Kryemadhi tha se Reformën në Drejtësi është selektive dhe kjo është vërtetuar nga deklarata e SPAK për masat e sigurisë ndaj saj dhe Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli.
Ndër të tjera, ajo tha se partitë politike i bëjnë të gjitha, duke rikujtuar djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve, por në rastin e tyre opozitë, ata u tradhtuan.
“Dogjëm mandatës se donte opinioni publik, por shkoj na shiti ai tjetri që ishte peng me paret rusë”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo theksoi se nëse opozita nuk bashkohet, çdo njeri tjetër i shërben autokracisë.
Kryemadhi: Nuk e kam besuar kurrë reformën në drejtësi, e cila është selektive dhe dje deklarata tregoi haptas që është nga departamenti i Ramës. Nuk e kam besuar, por partnerëve ndërkombëtar do u jap mundësinë të mos më thonë nesër që nuk kontribuove por e sabotove. Unë nuk e kam sabotuar me 6 paditë e mia për inceneratorët.
Partitë politike i bëjnë të gjitha dhe ne i bëmë të gjitha, a e gjuajta me çizme unë Edi Ramën. A e votuam ne Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota dhe na morën për injorantë përfaqësuesit e ambasadave. Dogjëm mandatës se donte opinioni publik, por shkoj na shiti ai tjetri që ishte peng me paret rusë.
Bojkotuam zgjedhjet, i bëm të gjitha, dhe ja ku jemi sot. Nuk kam çfarë të bëjnë më partisë politike. Nëse opozita nuk bashkohet, çdo njeri tjetër i shërben autokracisë. Tani që vdiq dhe Gyleni, e kemi kopjen e Erdoganit në Shqipëri. Burgos opozitën, merr peng.
