Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar ashpër ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn sa i takon deklaratës së këtij të fundit për çeljen e negociatave në BE.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili tha se Cakajt nuk i bëhet vonë për faktin që Shqipërisë nuk mund t’i hapen negociatat.

REAGIMI I VASILIT

Bedeli dhe trimeria e injorances.

Sot ky bedeli i Ministrise se Jashtme na tregoi se nuk paska frike fare nga votat kunder hapjes se negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.

Po drejt e ka ky qe nuk i behet vone per Shqiperine qe nuk i hapen negociatat, se ky e ka lidhur gomarin tjeter kund…
tamam atje ku e urrejne dhe e luftojne Shqiperine.
Prandaj ky nuk ka frike hic nga votat kunder qe e pengojne Shqiperine bile perkundrazi gezohet.
Lexojeni çfare ‘thote:
“Para se ti druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, ishte kjo përgjigjja e Cakës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re