Deputeti i PD-së, Bledjon Nallabati, pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për përplasjen fizike në Kuvend me ligjvënësin e PS-së, Vullneti Sina, ka deklaruar se nuk ka goditur askënd.

Ai deklaroi për mediat, se “të tilla veprime nuk nderojnë askënd”, por theksoi se në Parlament po ndodhin gjëra më të turpshme.

“Në projektbuxhet qindra miliona euro po shkojnë për PPP-të”, theksoi ai.

Bledjon Nallbati: “S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd.

Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se sa aq, si vjedhja masive që po u bëhet qytetarëve çdo ditë.

Në projektbuxhet qindra miliona euro po shkojnë prapë për PPP-të, kjo duhet t’ju shqetësojë ju. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit me Vullnet Sinën.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re