Mbyllja e jetës së natës dhe lokaleve të muzikës live ka revoltuar mjaft artistë, mes të cilëve edhe vëllezërit Prifti. Endri Prifti u shpreh në një intervistë për emisionin “Ora Verore” se është shumë e vështirë që të qëndrojë pa punuar për kaq shumë muaj që nga izolimi në Mars.

“U mbyllëm 5 muaj, tani të mbyllemi edhe 6 të tjerë, është shumë e vështirë. Megjithatë do t’ia lëmë atij xhaxhi Ramës të vendosë për familjet tona, për të gjitha çfarë të bëjmë. Jemi të varur nga një njeri që bën çfarë t’i dojë qejfi”, u shpreh këngëtari.

Ndërkohë, Stefi Prifti theksoi se artistët e kanë në dorë vetë që të tregohen më të bashkuar dhe të dalin të protestojnë në lidhje me këtë vendim.

“Nëse ne do të dalim në një peticion, me kërkesat tona atëherë edhe sikur muzika të shpërndajë këtë Covidin që është kaq i rrezikshëm, nuk duhet të mendojë askush që bëhet fjalë për 10-15 këngëtarë që paguhen mirë gjatë sezonit, jo nuk bëhet fjalë për këtë. Janë 130 mijë sipas një statistike që kam dëgjuar”, u shpreh ai.

Po si ka ndikuar kjo situatë ekonomike te gjendja ekonomike e vëllezërve korçarë? Stefi u shpreh se po tregohen shumë të kujdesshëm me shpenzimet dhe se fëmijët nuk po bëjnë blerje të mëdha. Ndërsa Endri e tha troç që nuk është një tip që kursen: “Unë s’kam lekë në këto momente o byrazer”!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re